Pasditen e sotme, nga Franca është shpërndarë lajmi tragjik për vdekjen e Abdelaziz Barrada, ish-lojtar i Getafes dhe Olympique Marseille.
Ish-futbollisti i kombëtares marokene i kishte dhënë goditjet e fundit si futbollist në divizionin e katërt francez dhe sipas medias ‘Le360 Sport’ ndarja e parakohshme nga jeta ndodhi për shkak të një ataku kardiak.
Abde Barrada luajti për Getafen midis 2011 dhe 2013, duke shënuar një gol kundër Realit Madridit dhe duke dhënë një tjetër asist kundër Atléticos së Madrid. Pas dy sezonesh me Getafen, marokeni u transferua tek Al Jazzira.