Pjesëtari i Policisë së Kosovës me gradën rreshter, Afrim Bunjaku, i është dhënë lamtumira e fundit në një ceremoni shtetërore.
Polici Bunjaku u vra nga grupi serb i armatosur një ditë më parë në Banjckë, në veri të Kosovës.
Afrim Bunjaku do të prehet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.
Të pranishëm në ceremoninë mortore kanë qenë Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca e personalitete të tjerë.
Presidentja Osmania tha se Bunjaku bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës.
Kryeministri Kurti e konsideroi heroizëm rënien e Afrim Bunjakut në krye të detyrës dhe sakrificë në betejën e Kosovës për të garantuar ligjin dhe kushtetueshmërinë.
Ndërsa kryeparlamentari Konjufca tha se Afrim Bunjaku ra në krye të detyrës si oficer i denjë i Republikës në mbrojtje të lirisë e pavarësisë.