Sot ju dha lamtumira e fundit Anton Mark Prelës nga Stupa, që u vra para dy dite në një lokal në Klinë.
Qytetarë, miq e familjarë morën pjesë në varrim.
Derisa, i dyshuari për vrasjen e tij ende është në arrati dhe po kërkohet nga Policia e Kosovës.
Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyet pse ndodhi kjo vrasje, e cila po hetohet nga organet kompetente.
Viktima ishte biznesmen në Zvicër, dhe u vra nga miku i tij.