Pas rritjes së rasteve të të prekurve me COVID-19 dhe masave të reja të ndërmarra nga Institucionet e vendit edhe Policia e Kosovës është aktive në realizimin dhe implementimin e këtyre masave.
Policia e Kosovës has në raste kur qytetaret e prekur nga Covid-19 nuk respektojnë Udhëzimet e IKSHP edhe pas konfirmimit se janë te prekur nga Virusi COVID-19.
Dje orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se ne një Restorantin – lokal në lagjen e rajonit tre në Vitomericë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19.
“Te njëjtit nga ana e Policisë i është shqiptuar fletë gjoba në shumë prej pesëqindë euro sipas dispozitave te Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19”, njofton policia.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetaret qe te respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHP-së.