I humbi 350 euro në bastore, i riu në Shtime inskenon një grabitje që t’i arsyetojë paratë e humbura te familja

Një 22-vjeçar me inicialet A.A., nga Shtimja, ka inskenuar një grabitje në mënyrë që t’i arsyetonte te familja 350 euro që i kishte humbur në bastore.

Rasti është konfirmuar nga Policia rajonale e Ferizajt përmes një komunikate, ku thuhet se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari, më 05.04.2021 kishte paraqitur në polici rastin e grabitjes duke deklaruar se nga persona të panjohur ju kishin grabitur 350 euro në Shtime, në rrugën ,,14.Dhjetori””, thuhet në komunikatë.

“Hetimet e mëtejme kan rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në bastore”, thuhet tutje