Dy persona në Pejë, kanë raportuar në Polici se derisa kanë qenë në një lokal, janë sulmuar me thikë nga një person i panjohur.
Sipas Policisë rasti që po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, ka ndodhur të mërkurën pak para mesnatës.
Ata janë dërguar për tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
“Rr. Selman Lajqi, Pejë / 25.10.2023 – 23:30. Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë njoftuar se derisa ishin në një lokal, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht me thikë nga një person i panjohur. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.