Policia ka dalë me raport për rastin e djeshëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person ka goditur dy zyrtarët policorë dhe veturën e policisë.
Në raport thuhet se zyrtarët policorë kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa në veturë është gjetur sasi e marihuanës.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /DËMTIM I PRONËS /POSEDIM i NARKOTIKËVE- Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri / 13.01.2024 – 12:35. Njësia policore ka tentuar të ndalojë një veturë mirëpo, drejtuesi i veturës nuk është ndalur dhe gjatë ikjes i ka goditur dy zyrtarë policorë si dhe veturën zyrtare të policisë. I dyshuari kosovar/s ka braktisur veturën dhe është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes. Zyrtarët policorë kanë pranuar trajtim mjekësor. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori. Po ashtu gjatë kontrollit në veturën e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.