Një person nën ndikimin e alkoolit ka shkuar në stacionin policor në Pejë dhe fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur edhe tre zyrtarë policorë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 23:55 në rrugën “Mbretëresha Teutë”, në Pejë.
Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit me 1.37 promila.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shkuar në Stacion Policor në Pejë, fillimisht i ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare e pastaj edhe i ka kanosur tre viktima meshkuj kosovarë zyrtarë policorë. I dyshuarin ka qenë në ndikim të alkoolit me 1.37 promila”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./