Oficerët nëpër Qendrat Korrektuese në Kosovë, shpesh herë hasin në telashe me personat që vuajnë dënimin për vepra të ndryshme,
Një rast i tillë ka ndodhur sot në mëngjes në Burgun e Dubravës, ku një i burgosur dyshohet se ka sulmuar fizikisht oficerin korrektues.
Sinjali mëson se oficeri është sulmuar teksa po bënte hapjen e dyerve, kur i burgosuri dyshohet se e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar atij lëndime trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në spitalin e burgut.
Me urdhër të prokurorit, është iniciuar rasti ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.