Një person i privuar nga liria ka sulmuar zyrtarin policor dhe ka arritur të arratiset.
Rasti ka ndodhur të premten në mesditë në Gjilan, ku është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Arratisja e personit të privuar nga liria dhe sulm ndaj personit zyrtar”.
”Gjilan 25.08.2023 – 15:07. Lidhur me rastin e raportuar është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente”, thuhet në raport.