Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur në Qendrën korrektuese në Dubravë, ka sulmuar një të burgosur tjetër.
Sipas raporti të Policisë rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe viktima thuhet se ka pranuar tretman mjekësor.
“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se pas një mosmarrëveshje, një i burgosur mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër mashkull kosovar. I lënduari ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.