Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton se sot është ndaluar një person me inicialet M.A., për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Prokuroria bën të ditur se bëhet fjalë për një person të nacionalitetit shqiptar, shtetas i Republikës së Serbisë, i cili dyshohet se ka marr pjesë në masakrën e Izbicës, gjatë luftës në Kosovë.
Ai pritet që brenda afateve ligjore do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës paraprake.