I arrestuar i tretë për rastin e grabitjes së një argjendarie në Suharekë është liruar në procedurë të rregullt.
Këtë e ka bërë të ditur prokuroja e rastit, Ervehe Gashi, e cila ka theksuar se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.