I akuzuar për përdhunim nga ish-partnerja, gjykata merr vendimin për shokun e Messit te Argjentina

Drejtësia argjentinase hodhi poshtë akuzën e përdhunimit të ngritur nga një ish-partnere e Gonzalo Montielit, kampion bote me Argjentinën në Katar, sipas një dokumenti gjyqësor dhe vetë futbollistit.

Ai u akuzua nga një ish-partnere, e cila pretendonte, se futbollisti dhe burra të tjerë, e kishin përdhunuar atë në shtëpinë e prindërve të Montielit më 31 dhjetor 2019, në La Matanza, në periferi perëndimore të Buenos Aires, përcjell Panorama.

“Sot u lirova nga akuza krejtësisht e rreme. Ata përdorën emrin tim për ta bërë atë të famshme dhe për të bërë publike një kauzë, në të cilën unë nuk kisha lidhje fare. Ata lënduan familjen dhe gruan time, e cila, duke qenë shtatzënë, u desh të përballej me këtë gënjeshtër,” – shkroi Montiel në Instagram.