Teksa ka komentuar reagimet e shumta pas deklaratës së tij, ndaj presidentës Vjosa Osmani, si dhe reagimin e partisë që i përket, Skender Hyseni i ka quajtur të gjitha “reagime fëmijësh”.
Hyseni në Prime Time tha se reagimi i LDK-së se është “figurë e pafuqishme”, shpërfaqi legjitimitet me atë deklaratë.
“Nuk komentoj asnjë reagim. Kanë qenë reagime fëmijësh. Pos, diskursit të LDK-së. Reagimi i LDK-së, më ka bërë përshtypje. Mua s’më ka lënduar fare, LDK-ja e ka lënduar vetën. Nuk merrem me ata fëmijët tjerë që bëjnë komente për gjëra që nuk i kuptojnë. LDK-ja s’ka pas të bëjë me atë deklaratë të tillë”, tha ai.
Hyseni po ashtu, ka kritikuar edhe kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për siç tha ai, se asnjë prej anëtarëve të këtij subjekti politik, nuk ishte i informuar për një reragim të tillë që bën ndaj tij,
Ai tha, se me komunikatën e fundit, LDK-ja u rreshtua krah Kurtit.
“Unë e kam thënë, dhe nuk e fsheh. Unë jam i bindur që brenda Kryesisë aktuale të LDK-së, është një grup i cili prore ka qenë VV, është shumë ma pak LDK. Që nga Vjosa Osmani e deri të Lumir Abdixhiku. Abdixhiku duhet tu kërkojë falje mijëra anëtarëve që u ka bërë. Në të kalaurën e LDK-së nuk ka asgjë të turpshme. Ajo gruaja (Sibeli v.j), e ka lexuar atë cfarë ka shkruar Lumir Abdixhiku. Unë kam informata të sakta, se asnjë anëtarë i LDK-së, nuk ka qenë në dijeni për atë reagim”, tha tutje Hyseni. /Gazeta10