Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu është ftuar në interpelancë për të folur rreth rastit të hyrjes së forcave serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karacevë.
Ai tha se posa e ka marrë lajmin, e ka adresuar këtë cështje me urgjencë te institucionet e sigurisë së Kosovës.
“Kam adresuar këtë cështje me urgjence të institucionet e Kosovës. Në takimet e mia personale dhe sipas raporteve të institucioneve të sigurisë mund të konfirmohet se me datë 7 gusht rreth 17:30 janë vërejtur lëvizjet e tyre”
Poashtu, Veliu tha se ka kontaktuar personat relevantë lidhur me ngjarjen, ndërsa tregon se situata momentale është e qetë, por duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë.
“Forcat serbe kanë hyrë 1 km brenda territorit të Kosovës”
“Situata momentale është e qetë, por duhet të mbahet nën kontroll nga organet e sigurisë”
Veliu tha se në takimet me Kforin, kërkuan që ushtria serbe të mos bredh shumë posht vijës kufitare dhe të koordinohen për operacione të tilla.
“Jemi duke punuar, jemi duke u dakorduar me palën serbe për të rregulluar këtë cështje”
“Institucionet e Kosovës kanë zhvilluar të gjitha veprimet e nevojshme me këtë rast, dhe jemi siguruar që qyetarët e Kosovës kanë qenë të sigurtë gjatë tërë kohës”