Skuadra e Dinamo Zagreb, ka shkarkuar trajnerin, Sergej Jakiroviq dhe kjo vjen pas humbjes turpëruese ndaj Bayern Munchenit me rezultatin 9:2 në UEFA Champions League.
Mediat kroate raportojnë se 47-vjeçari është shkarkuar nga pozita e trajnerit dhe tashmë kanë filluar punët për një zëvendësues të tij, shkruan Indeksonline
/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_image/image/73592524/2172695437.0.jpg)
Siç raportohet, një emër i madh është në radarin e klubit ku luan Arbër Hoxha.
Bëhet fjalë për Niko Kovaçin, i cili është i papunë që nga largimi prej Wolfsburgut.