Dy persona kanë humbur sot në Brezovicë.
Sipas burimeve të Indeksonline dy personat e zhdukur ishin pjesë e një grupi për ‘Hiking’ , më pas janë ndarë prej tyre dhe tashmë rezultojnë të humbur.
Pjesëtarë të policisë, FSK-së dhe të zjarrfikësve janë duke bërë kërkimin e tyre prej disa orësh në mënyrë që të gjejnë të dy personat që kanë humbur në Brezovicë.
Ndryshe Brezovica është një prej vendeve më të frekuentuara të Kosovës gjatë dimrit. Bukuritë e kësaj ane bëjnë që njerëz brenda dhe jashtë Kosovë të zgjedhin t’i kalojnë vikendet pikërisht aty./