I riu nga Malisheva, Visar Ramaj, ka humbur jetën dje në orët e hershme të mëngjesit pasi që të shtunën rreth orës 10:00 kishte rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike në vendin ku punonte në Prizren.
Varrimi i tij bëhet sot në orën 16:00 në vendlindje. Policia ka njoftuar se trupi i pajetë i të riut është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në spitalin rajonal në Prizren me gjendje të rëndë shëndetësore për shkak se kishte rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë: inspektori i punës dhe punëtorët e KEDS-it. Lidhur me rastin me datën 13.10.2024 rreth orës 04:00 viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal në Prizren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.