Rreth orës 17:00, një person ka humbur jetën aksidentalisht, derisa ndaloi për një pushim të shkurtër te pjesa e njohur si kilometri i shtatë.
Fadil Gashi nga Policia Rajonale e Pejës, ka konfirmuar për ‘Radio Një’, se një person ende i paidentifikuar, ka rrëshqitur aksidentalisht prej shkëmbinjëve dhe ka rënë në thellësi, ku edhe humbi jetën.
Raportohet se ai kishte qenë për piknik në Rugovë dhe ngjarja kritike, ndodhi kur po bënte një pushim të shkurtër gjatë kthimit.
Forcat e rendit, zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante, kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë nxjerrë trupin e viktimës.
Trupin e së ndjerit, e ka pranuar mjeku ligjor, që është duke i bërë hulumtimet e para