Në plazhin e Golemit në Durrës ka humbur jetë një pushues nga Elbasani.
Ai dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det, shkruan TCh.
Bëhet e ditur se menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët dhe nga roja e plazhit, por ka vdekur gjatë kohës që po dërgohej në spital.