Shoqata “Jetmiat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka bërë shumë familje shqiptare me shtëpi dhe banesa.
Ditën e sotme humanisti shqiptar ka bërë të ditur se do të gëzojë plot 128 familje me rastin e festës së 28 Nëntorit.
“28 Nëntor ë ju presim në Prizren në sallën e sportit “ Sezai Surroi” në gëzimin e 128 familjeve prej orës 13:00 ë”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram.
Gjatë dhurimit të këtyre shtëpive, Kastrati do të shoqërohet nga reperi Gold Ag, i cili shpeshherë bëhet pjesë e organizimeve të tilla./Klina info/