Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, pikërisht në këtë ditë FES dhe Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) prezantuan dhe diskutuan me aktorët përkatës rezultatet e studimit të kryer me 227 familje që jetojnë në skema sociale.
Këto familje janë mostër që përfaqësojnë 25 mijë familje në total të regjistruara si përfitues të ndihmës sociale (100-150 euro për familje) në Kosovë, njofton Klan Kosova
Këto familje janë mostër që përfaqësojnë 25 mijë familje në total të regjistruara si përfitues të ndihmës sociale (100-150 euro për familje) në Kosovë,
Vështirësitë përfshijnë:
Mungesë e mirëqenies (ushqim, pako higjienike dhe mbështetje psikologjike-sociale për të duruar me traumën e izolimit në familjet e mëdha që jetojnë në hapësira të vogla) vështirësi serioze në ndjekjen e procesit të mësimit për shkak të mungesës së internetit, TV dhe pajisjeve të nevojshme për procesin.
Mungesa e mbështetjes nga prindërit / kujdeset për mësimin dhe detyrat e shtëpisë shprehu nevojë për aktivitete shtesë të mësimit pas heqjes së masave COVID -19, me qëllim të adresimit të hendekut të mësimit një shumë e vetme e ndihmës sociale për familje, pavarësisht nga numri i fëmijëve për familje, familjet e mëdha që jetojnë në hapësira / mjedise të vogla dhe faktorë të tjerë si paaftësia, kushtet shëndetësore, familjet e mëdha dhe prindër të vetëm janë diskriminues dhe nuk sigurojnë kushte themelore për jetë të denjë.
100 000 fëmijë janë pjesë e grupit të 25000 familjeve në këto kushte.