Huliganët serbë kanë sulmuar pasditen e sotme gazetarët kosovarë në Leposaviq.
Lëndime ka marrë edhe gazetarja e portalit “Indeksonline”, Laura Kerolli.
Në afërsi të saj ka shpërthyer një shok-bombë. Si pasojë e saj, Kerolli ka marrë lëndime në këmbë.
Aktualisht, gazetarja dhe kameramani gjenden në stacionin e Policisë në Leposaviq.