Hoxhës Eroll Rexhepi nga Peja në orët e para të mëngjesit të sotëm i është djegur vetura.
Sipas tij, i dyshuari ishte gjysmë i maskuar, kur rreth orës 03:07 i kishte vënë flakën veturës së tij.
Vetura është djegur e tëra, teksa Rexhepi u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbulojnë se kush e bëri këtë “akt qyqar”.
Ky është njoftimi i plotë i Rexhepit:
Mirëmengjesi bashkqytetarë, miq shokë e dashamirë.
Sot rreth ores 03:07am, para shtëpis sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysëm i maskuar ja vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëmë të tjera…
Falënderoi Zotin që nuk kishim dëme në jetët e njerëzve dhe për rreth shtëpive të tjera!
Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe akterët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojn nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!
Faleminderit fqinjëve që më njoftuan dhe u solidarizuan me mua.
Faleminderit Policisë së Kosovës, Zjarrëfiksve që ishin në vend ngjarje.
Në fund një mesazh për gjithë ju.
“Kujdes kujt i bënë mirë”
Ju lutem më falni për shqetsimin