Aksioni humanitar “Sofra e Ramazanit” vijon me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë.
Sot, në kuadër të këtij projekti, u shpërndanë 150 pako ushqimore, së bashku me nga një thes miell për secilën familje përfituese.
Hoxhë Blerim Musliu falënderoi Qendrën e Mbretit Selman të Arabisë Saudite për mbështetjen, duke theksuar se ky projekt realizohet përmes Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, e cila funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
“Falënderojmë gjithherë bamirësit tanë! ‘Ai që nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Zotin.’ – Muhamedi a.s. E ne vazhdojmë tutje!”, u shpreh Hoxhë Musliu.
Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët në vijim për të ndihmuar sa më shumë familje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.