Hoxhë Blerim Musliu, gjatë ditës së sotme është pritur nga komandanti i Stacionit Policor në Klinë, Ragip Bytyqi.
Me këtë rast Musliu dhe Bytyqi, kanë folur për rëndësinë e sigurisë në Klinë, por dhe me gjerë, kjo në të mirë të shoqërisë.
Ky është postimi i plotë i Hoxhë Blerim Musliut rreth takimit:
Siguria është njëra nga begatitë më të mëdha në jetën e njeriut. Ajo është gjithashtu edhe përgjegjësi shoqërore, duke e bërë kështu kontributin e gjithsecilit prej nesh në këtë drejtim si diçka të domosdoshëm.
Sot kisha kënaqësinë që të pritesha në takim nga njeriu që udhëhoqi Policinë e qytetit tonë, duke bartur kështu mbi supet e veta një nga barrët më të mëdha, por edhe një nga punët më fisnike gjithashtu.
Me komandantin, kapitenin Ragip Bytyqi, diskutuam për sigurinë në qytetin tonë dhe jo vetëm, duke u pajtuar që të bashkëpunojmë edhe më tej për të mirën e shoqërisë.
I uruam punë të mbarë, si dhe e përgëzuam për sukseset.
Të gjithë ne jemi në shërbim të vendin, secili nga pozita e tij ku gjendet!