Mëngjesin e sotëm ambasadorët e QUINT-it kanë zbarkuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Pas takimit, ambasadori, Jeffry Hovenier foli në emër të ambasadorëve të QUINT-it dhe theksoi se në konsultim me NATO-n nuk e përkrahin asnjë ndryshim në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.
“Ambasadorët e QUINT-it janë takuar me kryeministrin Albin Kurti sot dhe e kemi informuar që qëndrimi ynë në konsultim më NATO-n, nuk mund të përkrahim asnjë ndërrim të statutit në lidhje me çështjen e hapjes së urës Ibrit në këtë moment”, ka thënë ambasadori amerikan shkurt.