Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, ka folur sot për draft statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Në një konferencë për media, Hovenier ka thënë se po të lexohet drafti i propozuar, shihet se liderët evropian, Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Giorgia Meloni, janë përfshirë seriozisht në procesin e dialogut që mundëson normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori amerikan po ashtu tha se SHBA kërkon që Asociacioni të jetë në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
“Është një urgjencë, është një dëshirë që të shihet një lëvizje e shpejtë dhe kjo është një bisedë e jona me Qeverinë tani. S’ka arsye që Qeveria të mos bëjë hapa para me këtë draft status…”
Vijon…