Hovenier: Përpjekjet e senatorit Dole ishin esenciale për t’iu përgjigjur direkt regjimit të Millosheviqit

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, sot në Prishtinë kujtoi veprën dhe përpjekjet e tij për çështjen e Kosovës në vitin 1999 kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit po kryente spastrim etnik në Kosovë.

Hovenier tha se Dole nuk donte vetëm fjalë, por edhe vepra

“Ai kërkoi veprime nga qeveria amerikane, nga partnerët e qeverisë dhe veçanërisht prej vetes së tij”.

Ai tha se Dole erdhi në Kosovë para 34 vjetësh për “çështjen e mohimit të të drejtave bazike të njeriut nga regjimi i Millosheviqit që nuk ishin shumë të njohura ose të mirëkuptuara nga komuniteti ndërkombëtar”.

“Senatori Dole e dinte që këtu ishte diçka keq dhe gabim, prandaj ai donte të dinte më shumë”.