Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zbatojnë pa vonesa obligimet e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Hovenier tutje ka përmendur edhe një thënie të gjyshit të tij, duke thënë “nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën para klubit”.
“Gjyshi im ka pasur një thënie njëherë, dhe ju lutem më falni, nëse dëshiron t’i bashkohesh një klubi, mos urino në derën para klubit. Qëllimi im këtu është se ne duam të përkrahim Kosovën në rrugën euroatlantike, kemi bërë shumë, presidentë, sekretarë të shtetit e ambasadorë për të avancuar këtë”.
“Ne duam të ndihmojmë. Presim nga çdo qeveri e Kosovës të na japë argumentet më të mira në këto bisedime”, tha ambasadori amerikan.