Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar për temat e takimi të së enjtes në Bruksel.
Ai ka thënë se më 25 qershor do të takohet me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryetarin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.
“Do të bisedojmë për: (1) hapat që kemi ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, (2) për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe (3) për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, proces i cili ka ngecur jo për shkak të mos përmbushjes së standardeve nga ana e jonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se nga Brukseli do të udhëtojë për Washington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë thotë se “do të nisë dialogun për njohje reciproke, fillimisht me një agjendë të fuqishme të zhvillimit ekonomik”.