Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se është takuar me zëvendëskryeministrat dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ku kanë diskutuar për fillimit e vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë të ditur janë duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtator,
Më tej, kryeministri Hoti tha se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzimet e qarta sesi duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre, ndërsa ka shtuar se mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv.
“Janë duke u zhvilluar protokolle të veprimit se çfarë masa duhet të ndërmerren në çdo situatë që paraqitet. Do të ndërmerret një fushatë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse që duhet të zbatojnë. Mësimdhënësit janë duke u trajnuar për mësimin online, si dhe po punohet që të kemi listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen sipas nevojës. Inspeksioni i arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave”, ka shkruar ndër të tjera ai.