Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka deklaruar se pret që ditët në vazhdim të zhvillohet një takim mes subjekteve politike në vend, ku do të diskutohet lidhur me situatën e krijuar për postin e Presidentit të Kosovës.
Hoti theksoi se kjo nuk është një çështje urgjente, por që pret që të marrë rrugën e duhur.“Sa i përket kësaj tryezës, po pres që të dakordohemi që të caktojmë datën, sepse ende s’është caktuar kjo datë. Presim që ditët e ardhshme pasi s’është çështje urgjente”, tha Hoti.
Ndryshe pasi që Hashim Thaçi tha dorëheqje nga posti i presidentit, është Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila është vendosur në ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës.Mandati i presidentit të vendit pritet të përfundojë në prill, teksa nuk dihet se kush do të jetë në krye të këtij institucioni më pas.