Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot janë kryer pagesat e afro 30 mijë familjeve nga Pakoja Emergjente Fiskale.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se janë ekzekutuar nga 130 euro për 27 mijë e 572 familje që janë me kushte të rënda materiale dhe që nuk kanë asnjë të punësuar.
“Sot janë kryer pagesat për 27,572 familje. Nga 130 euro për muajt Maj dhe Qershor janë ndarë për 27,572 familje me kushte të rënda materiale, të cilët nuk kanë asnjë të punësuar. Tërheqja e mjeteve mund të bëhet nga data 12 Gusht nëpër zyra postare, afër vendbanimeve dhe duke respektuar udhëzimet për mbrojtje nga COVID-19”, ka shkruar Hoti.