Kryeministri në detyrë, njëherësh edhe kandidat për këtë pozitë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, dje ka njoftuar se marrëveshja për investime e nënshkruar më 31 dhjetor të vitit të kaluar, ka hyrë në fuqi,
Kurse në mëngjesin e sotëm, kreu i ekzekutivit ka takuar përfaqësues të bizneseve, të cilët i ka njoftuar rreth përfitimeve nga marrëveshja për nxitje të investimeve.
Më 31 dhjetor të vitit 2020, Hoti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett, nënshkruan marrëveshjen për nxitjen e investimeve, e cila mundëson vënien në dispozicion të mbështetjes financiare të SHBA-së, veçanërisht në sektorin privat të Kosovës.