Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka raportuar para deputetëve sot në Kuvend në lidhje me masat dhe veprimet e qeverisë në lidhje me parandalimin e pandemisë COVID-19.
Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe, kjo qeveri ka pasur mundësi për përgjigje ndaj këtij virusi, përmes dy mundësive, transmeton Indeksonline.
“Munësia e parë ishte të nxisim qytetarët për ruajtje të distancës dhe mbajtjes së maskave dhe higjienës personale.
Pastaj të obligojmë administratën publike dhe private për masa mbrojtëse e që i kemi përmbledh në një manual të publikuar nga MSH. Të përkrahim sistemin shëndetësorë me profesionistë shtesë.
Mundësia e dytë, ishte të prekim edhe sektorin e ekonomisë, pasi që u përcaktuam për opsionin e parë, duke mos e dëmtu atë, por rruga që kemi zgjedh është më e vështire dhe po sfidohet edhe nga profesionistë të shëndetit.
Megjithatë ne u detyruam që pas ngritjes serioze të numrit të rasteve të kthejmë masa shtërnguese të parandalojmë rrezikun e madh”, tha Hoti.
Ai shtoi se indikatorët nga IKSHPK kanë bërë të ditur se veçmas gastronomia paraqiste rrezik të shpërndajes së virusit dhe ky ishte si një zingjir shpërndarës, prandaj edhe kufizoi lëvizjen e lirë në katër komuna të mëdha, po ashtu edhe orari për shërbime në kafene, nga ora 21 – 5 si dhe reduktim në staf në të gjitha institucionet.
“Me datë 8 korrik në bazë të raportimeve në Veri si dhe rekomandimeve nga IKSHPK, Qeveria ka shtrirë masat edhe në këtë pjesë.
Gjithmonë sipas analizave të IKSHPK-së, por edhe informative nga MSH, ndërsa sot kemi rrit numrin e komunave për ndalesë, si Mitrovica e Jugut, Gjilani, Fushë Kosova dhe Shtërpca.
Ndër masat tjera është obligimi i banorëve për maska në të gjitha ambientet, pasi është kush themelor për parandalimin dhe përhapjen e virusit.
Vendimi obligim edhe objektet e institucionet që të kenë dezinfektues, kemi mbyllë çeerdhet dhe kemi liru një prind nga puna për kujdes për fëmijë. Kemi mbyllë aktivitetet rekreative e sportive e kulturore. Vendimi i sotëm kufizon edhe objektet afariste. Kemi mbyllë tregjet e makinave e kafshëve, kemi pezullu edhe institucionet fetare dhe qëndrimin mbi 5 persona në parqe e vende publike”, u shpreh kryeministri.
I pari i qeverisë bëri të ditur se në vendim është edhe hyrje-daljet me shtet: Mali i Zi, Maqedonia e Veriut e Bosnje Hercegovina, përfshirë kufijtë tokësorë dhe ajrorë.
“Të gjithë këto me një qëllim të vetëm, zvogëlimin e fuqisë së shpërndarjes së virusit. Ka fillu edhe procedura për pajisjen me 100 mijë teste dhe po ashtu për vaksinat e gripit sezonal.
Kemi marrë vendim, pasi që Ligji për Paga u pezullua, të miratojmë pagesa shtesë për stafin shëndetësorë që është angazhu gjatë pandemisë”, raportoi ndër të tjera Hoti./