Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, i ka kërkuar Qeverisë që urgjentisht të rrisë subvencionet në sektorin e bujqësisë.
Hoti në Facebook ka thënë se, çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%.
“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, ka shkruar Hoti.