Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), tha se po punojnë për finalizimin e programit.
Hoti ka konfirmuar se në mbledhje është biseduar për koordinimin e aktiviteteve për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.
Hoti ka thënë se nuk kanë biseduar për çështjen e presidentit pasi që nuk është koha e duhur.
“Është mbajtur mbledhja e kryesisë së LDK-së për të koordinuar aktivitetet, për punën që po bëhet në terren për organizimin më të mirë, për finalizim të programit dhe përgatitjet e programit që duhet për të dalë në sa ma mirë në këto zgjedhje”.