Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria ka dështuar në investimet kapitale. Sipas tij, 70 përqind e projekteve të parapara për këtë vit as nuk kanë filluar.
Hoti ka thënë se në periudhën janar-qershor të këtij viti është shpenzuar vetëm 18 përqind e buxhetit për investime kapitale, duke shtuar se sikur në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim.
Ai i ka quajtur shqetësuese shpenzimet kapitale sipas organizatave buxhetore.
“Sikurse në dy vitet e kaluara, edhe sivjet ekonomisë do t’i mungojnë qindra miliona euro qarkullim në mungesë të realizimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.