Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në zbatimin e masave të reja duke thënë se pa të nuk mund të arrihet sukses.
Ai po ashtu duke njoftuar se mjekët dhe organet e rendit janë në krye të detyrës, kërkoi që të mos u vështirësohet puna atyre,
“Nga sonte janë në fuqi masat e reja për secilën komunë bazuar në numrit e të infektuarve në shtatë ditët e fundit. Pa ndihmën e juaj nuk mund të arrijmë sukses. Mjekët, infermierët, stafi teknik, policia, inspektoratet dhe shtabet emergjente, janë në krye të detyrës. Mos ua vështirësoni atyre punën dhe vetes jetën. Mos e shtoni numrin e të infektuarve nga pakujdesia”.