Hoti kërkon masa urgjente ndaj zyrtarëve policorë që e keqpërdorin detyrën

????????????????????????????????????

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe Kryeshefin Ekzektuiv të Inspektoratit të Policisë së Kosovës z. Kushtrim Hodaj.

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Kryeministri Hoti nga Mehmeti dhe Hodaj kërkoi që menjëherë, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme ndaj çdo zyrtari policor i cili keqpërdorë detyrën, duke theksuar se këto sjellje janë të papranueshme.

Kryeministri Hoti kërkoi nga Inspektorati Policor të trajtojë me shumë përkushtim të gjitha ankesat e qytetarëve që vijnë në adresë të policisë, të jenë këmbëngulës dhe të pakompromis në respektimin e etikës dhe sjelljes profesionale të policisë.

Kryeministri Hoti, theksoi se nuk duhet lejuar që rastet e izoluara të dëmtojnë imazhin e policisë së Kosovës, institucionit më të besuar nga qytetarët për vite me radhë.