Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, nuk i ka komentuar deklaratat e djeshme të presidentit Thaçi, pasi e quajti të rrezikshëm takimin e paralajmëruar të kryeministrit Hoti në Bruksel.
Hoti në një diskutim të organizuar nga KDI për dialogun Kosovë-Serbi, tha se është humbje kohe të merret me deklarime të tilla.
“Isha mjaft i qartë që nga fillimi, edhe e kam thënë të vërtetën e plotë për procesin, deklarimet që i bëjnë zyrtarët e ndryshëm janë çështje e tyre, nuk dua të merrem më deklarime të tilla, mendoj që është humbje kohe të merrem me deklarime të pabaza dhe të paqena”, tha ai.
Hoti shtoi se “nesër në Bruksel nuk diskutohet për Asociacionin dhe nesër nuk është ditë e rrezikshme për Kosovën”.