Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviq pritet ta vizitojë Kosovën.
Burimet e IndeksOnline brenda Qeverisë kanë konfirmuar se kryeministri Avdullah Hoti i ka dhënë leje Petkoviqit që ta vizitojë Kosovën.
Ende nuk dihet se cili është qëllimi i kësaj vizitë, ndërkohë pak javë më parë leje ka kërkuar edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq.
Madje për këtë leje kishte intervenuar tek Hoti edhe i deleguari special i BE-së për Dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
“Siç përcaktohet në Marrëveshjen e Lirisë së Lëvizjes, individët e secilës palë janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në territorin e tjetrit. Rregullat specifike zbatohen për personat e secilës palë që mbajnë funksione publike, siç përcaktohet në Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare. Marrëveshjet për Vizitat Zyrtare, dhe amendamenti i tyre që është një pjesë integrale e kësaj Marrëveshjeje sigurojnë trajtimin dhe ekzekutimin e rregullt të vizitave zyrtare. Këto rregulla, së bashku me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes kanë rezultuar shumë të dobishme, dhe ato përbëjnë një arritje në punën midis jush dhe Beogradit, e cila duhet të ruhet”, thuhej në letrën e Lajçak dërguar Hotit