Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka thënë se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike,
Ai madje nuk e përjashton as mundësinë e koalicionit paszgjedhor me Vetëvendosjen.
“Nuk kemi vija të kuqe, nuk përjashtohet as VV për koalicion paszgjedhor“, tha Hoti.
Ai tutje tha se për ta është orientues vetëm programi i LDK-së.
“Për koalicione paszgjedhore do të flasim pas zgjedhjeve, nuk kemi vija të kuqe sepse vijat e kuqe i vendosin vetëm qytetarët. Ne mund të bëjmë ndonjë koalicion pas zgjedhjeve. Për neve orientues është vetëm programi i LDK. Vetëm parimet, filozofia politike e LDK dhe siç e thash tash më shumë se asnjëherë tjetër është e rëndësishme që ne të fokusohemi në fundament, në principet mbi të cilat është themelu ky shtet”, u shpreh Hoti në rtv21.
Hoti gjithashtu tha se LDK është e mobilizuar më shumë se kurrë për të fituar këto zgjedhje me ofertën më të besueshme zgjedhore.