Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Nxitjen e Investimeve të nënshkruar në Washington, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti,
Hoti u shpreh se kjo marrëveshje ia mundëson Bankës për Zhvillim të SHBA-së të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku parashihen edhe investime tjera.
“Kjo marrëveshje e cila tashmë ka hyrë në fuqi ia mundëson Korporatës së SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), bankës për zhvillim të SHBA-ve, për të sjellë gamën e prodhimeve financiare në Kosovë, ku përfshihet financimi i borxhit, investimeve në ekuitet, sigurimi i riskut politik dhe grantet për ndihmë teknike”, shkroi ndër të tjera Hoti në Facebook.