Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas vizitës në Klinikën Infektive së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka thënë se vendi është duke u përballur me një rrezik të madh.
Hoti gjithashtu shtoi se do t’i plotësojnë të gjitha kërkesat për furnizim me oksigjen dhe barna.
“Kjo është situatë e luftës, duke u përballur me një rrezik të madh me viktimat, të rrite efikasiteti në punë, për të përmirësuar shërbimin dhe të kemi furnizim të mirë me barna”, tha Hoti.
“Po bëjmë maksimumin që të furnizojmë me oksigjen dhe shtertë shtesë. Do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat. Do të jemi në baza të rregullat këtu, që tu dalim në ndihmë të gjitha atyre që kanë nevojë”, përfundoi Hoti.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, të mërkurën i ka prezantuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID -19.Sipas Hotit këto masa do të hyjnë në fuqi të premten