Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar konferencë për media në orën 17:00, në lidhje me gjendjen sa i përket pandemisë Covid-19 në vend.
Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se kryeministri Hoti do të mbajë një takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ekspertë të shëndetësisë para konferencës.
Në këtë takim do të diskutohet për masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Nga Qeveria kanë bërë të ditur sot se nuk do të ketë ashpërsim të masave.
Ndërsa, kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se masat e marra para dy javësh nga Qeveria e Kosovës, do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Deputetë nga opozita kanë kritikuar Qeverinë Hoti për masat e marra deri tani, duke kërkuar kështu edhe heqjen e orës policore.
Ata kanë kritikuar ministrin Zemaj për keqmenaxhim gjatë pandemisë Covid-19