Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë marr pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku” në Prishtinë.
Hoti me këtë rast tha se shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai.
Madje ai LDK-në po e krahason me ekipin e tij të preferuar Livepoolin.
Ai tha se ndonëse klubi anglez kohët e fundit nuk po tregon rezultat të mirë, është ekip që ekziston që një shekull dhe ka themele të forta.