Hoti del me njoftim të rëndësishëm në lidhje me pagesat ndaj qytetarëve

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se brenda dy javësh kanë paguar gjithsej 10668 qytetarë.

Hoti tregon se së shpejti do të ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve,
Njoftimi i plotë:

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejt 10668 qytetarë

➡️Nga 170 euro për paga mujore
➡️Nga 100 euro shtesa për për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve
➡️Nga 130 euro puntorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë
➡️Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar puntorë të rinj
➡️Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.

🙏 #Rimekembja ekonomike po ndodhë! #QeveriaHoti